Kryesore

Debati për teatrin, Shalsi: Do amendojmë ligjin, ja çfarë do të ndryshohet   

Në fillim të javës tjetër, komisioni i Veprimtarisë Prodhuese pritet të marrë në shqyrtim dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për Teatrin.

Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi tha për mediat se po punohet për ndryshimin në ligjin për teatrin. Megjithatë, nuk e tha qartë se cfarë do të bëhet me dekretin e Metës, por informoi se ligji do të amendohet.



“Po kristalizojmë idenë që ta përmirësojmë ligjin, duke i bërë thirrje të hapur çdo subjekti, Ajo që po gjykojmë si një mundësi është fakti për ta përmirësuar ligjin që t’i japim te drejtë çdo subjekti që ka ide për të zhvilluar nga pikëpamja urbanistike, të mos pengojmë asnjë të interesuar…”, tha ai

Ndërkohë, Shalsi nuk dha përgjigje nëse kompania “Fusha” ka rënë dakord për këtë ndryshim në ligj, duke qënë se ka edhe një pjesë të tokës në zonën perreth Teatrit.

Shalsi la të kuptojë gjithashtu se teatri ekzistues do të prishet. “Përveç anës emocionale që ka tek disa individë, ai ekzistues nuk përfaqëson ndonjë vlerë nga pikëpamja e trashëgimisë kulturore dhe ne duam t’i japim Tiranës një teatër të ri dinjitoz dhe modern…”, tha ai

 

 

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas