Kryesore

Debati për Teatrin/ Nga mbyllja e punimeve të Kuvendit, tek deklarata e Metës, “qetësia dhe dashuria” e Veliajt dhe akuza e PD…

Kuvendi i Shqipërisë pritet t’i mbyllë punimet të hënën, në 23 Korrik. Partia Demokratike e ka shfrytëzuar këtë afat për të sqaruar për publikun se gjatë këtyre ditëve nuk mund të kalojë as dekreti i Metës për Teatrin sa kohë që Presidenti i Republikës ka afat deri me 30 korrik për të dhënë një përgjigje.

Kreu i shtetit Ilir Meta tha sot se ligji po shqyrtohej në Presidencë, duke lënë të kuptohet se nuk mund të kishte një përgjigje të shpejtë për këtë cështje.



Në anën tjetër nuk mungoi as qëndrimi i ngrohtë i Erion Veliajt për Metën duke shfrytëzuar një takim të përbashkët që ata patën për domosdoshmërinë e dhurimit të gjakut.

Megjithatë, në fund të takimit, Veliaj iu përgjigj me disa nënkuptime qëndrimit që do të mbajë Meta për Teatrin, sa kohë që i huazoi shprehjen e famshme “me qetësi dhe dashuri”

“Unë shpresoj tek presidenti si institucion dhe si person, dashuria dhe qetësia do të triumfojë…”

Partia Demokratike nga ana e saj ka një tjetër version të zhvillimeve. Sipas Jorida Tabakut, qeveria është tërhequr për ta shtyrë debatin në muajin shtator.

Më herët, Albana Vokshi përmes një konference për shtyp tha:

“Edi Rama do të fitojë të paktën 205 milionë euro për kullat. Pavarësisht se Rama e ndaloi kryeregjistruesin e pronave të informonte Parlamentin, PD ka zbuluar mashtrimin e madh. E vërteta është se “Fusha shpk” nuk është pronar kufitar me pronën e teatrit, siç thotë qeveria. Ajo ka vetëm 298 metra katrorë në pronësi, jo në kufi me teatrin”.

PasPara

1 koment

  1. Me duket shum interesante pohimi se ne kete afrre dirohen 200 milion dollar. Eshte e lutur zonja jorinda te na shpjegoje , ndishta nga eksperencat ose jo, se si del llogaria qe dikush te fitoje shifra te tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas