Politika

Debati për kufijtë, Meta drekë me Thaçin në Durrës: Dialogu me Serbinë garanton njohjen reciproke

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim pune në Durrës me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në takim, mësohet se është diskutuar edhe dialogu Kosovë-Serbi, për të cilin Meta është shprehur se vazhdimi i tij do të garantojë njohje reciproke midis dy vendeve, si dhe do të garantojë të ardhmen e tyre në BE.



“Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët. Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët.
Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE, por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme”, shkruan Meta në një postim në “Facebook”, ku bashkëngjitur ka shpërndarë edhe një foto me Presidentin Thaçi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas