Aktualitet, Kryesore

Debati për kampin e refugjatëve në Shqipëri, çfarë thuhet nga qeveria dhe si po reagon opozita

Prestigjiozja franceze “Le Monde” shkruan se Danimarka dhe Austria, por dhe vende të tjera, po kristalizojnë idenë e tyre për ngritjen e kampeve për ata që kërkojnë azil në vendet e BE-së dhe atyre që u refuzohet kjo kërkesë.

Si vende të mundshme, ideatorët shohin Shqipërinë dhe Kosovën, sepse në propozimin e Austrisë dhe Danimarkës ky kamp supozohet të ngrihet jashtë territorit të BE-së.



Kryeministri i Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen ka shpjeguar se bëhet fjalë për kampe të paraburgimit, ku do të ketë emigrantë, të cilët nuk mund të kërkojnë azil ose nuk mund të kthehen shpejt.

Sipas tij, një gjë është e sigurtë se kampet nuk do të jenë “në listën e destinacioneve të preferuara për emigrantët dhe kontrabandistët”. Në këtë vorbull diskutimesh si vend kandidat për ngritjen e kampeve është përfshirë edhe Shqipëria.

Edhe pse flitet shumë këto kohë, nga Tirana nuk ka pasur një qëndrim zyrtar.

Burime të deritashme nga ana e qeverisë mohojnë mundësinë që Shqipëria të jetë vend pritës edhe pse asnjë zë zyrtar nuk jep një qëndrim përfundimtar.

Për këtë cështje u pyet dy ditë më parë edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha i shoqëruar nga dy deputetë që i përkasin pikërisht vendit nga ka ardhur propozimi, Austria.

Basha pranoi se, kjo çështje është diskutuar me kancelarin austriak, por edhe me përfaqësues të qeverive perëndimore, por la të kuptojë qartë se Shqipëria nuk i ka mundësitë për një ndërmarrje të tillë.

“ …Opozita, Partia Demokratike, ka demonstruar katërcipërisht vullnetin politik për t’u përballur me të vërtetat, jo për t’i fshehur ato dhe as për të pretenduar se nuk ekzistojnë, ndërsa një qeveri, e cila, deri më dje, mohonte krimin, drogën, kultivimin dhe trafikun e saj, në vlerësimin tonë, nuk ka as besueshmërinë, as vullnetin politik dhe as potencialin për të mobilizuar kapacitetet shtetërore. Ndaj një dimension i tillë kapërcen kufijtë e vendit tonë, natyrisht nuk mund të jetë kurrsesi një vendim i vetëm një personi, aq më pak, nëqoftëse kjo serviret një karamele për të ëmbëlsuar gojën e hidhur të Europës, nga skandalet Tahiri, Xhafaj dhe lufta e pamjaftueshme kundër drogës dhe krimit”, u përgjigj Basha.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas