Kryesore

De Biazi: Panuçin e kam ndihmuar, ja pse vuan Hysaj




               Publikuar në : 09:40 - 09/09/18 |
mapo.al

Nga Olsi Tujani 


Pesë vite e gjysmë dhe një largim mes lotësh nuk mund kurrsesi të harrohen për… një vit. Lidhja e krijuar nga Xhani De Biazi me Kombëtaren dhe Shqipërinë është e tillë që për shumë kohë do të mbetet speciale. Edhe pse ishte shpesh nervoz në konferencat e shtypit, në jo pak raste kritikonte mediat.

Edhe pse ishte i rreptë me lojtarët, ai kishte aftësinë për të mos tejkaluar masën. I gjendur në aeroport, para fluturimit drejt destinacioneve të tij personale, Xhani De Biazi, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, komenton paraqitjen e Shqipërisë.

Nuk harron të përsëritë se është tifoz me këtë skuadër, porse edhe deklaron se është në krah të trajnerit të ri. I rikujton Panuçit dhe gjithkujt miqësitë dhe raportet që ka krijuar në vendin tonë, por edhe faktin që askush nuk duhet të ketë xhelozi rreth tyre dhe, në fakt, mjafton të qëndrosh disa minuta me të dhe vihet re lidhja speciale e tij me shqiptarët.


Etiketa: , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas