Sport

De Biazi komenton “shqiponjën” e Xhakës dhe Shaqirit: Aspak provokim, kjo është absurde!

Ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi ka folur ndër të tjera në televizionin italian “Rai” edhe për gjestin e shqiponjës nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka në ndeshjen Zvicër-Serbi.

De Biazi i ka cilësuar akuzat e drejtuara ndaj këtyre dy futbollistëve me origjinë shqiptare si absurde.



“Në Shqipëri kam mësuar që gjesti është shenjë për t’u identifikuar me vendin dhe kombin. Është një shenjë miqësore, aspak provokim. Ka nëpër botë dhe veçanërisht në Zvicër, shumë lojtarë më rrënjë të ndryshme. Sot kjo është normale. Është turp, që një diskutim i tillë ka vendosur në hije një fitore spektakolare,” është shprehur në pozicionin e opinionistit ish-trajneri i Kombëtares.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas