Sport

De Biazi: Alegri kishte të drejtë për Duglas Kostën




               Publikuar në : 20:13 - 17/09/18 |
mapo.al

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi ka folur për mikrofonat e “90 Minuto”, që transmetohet në Rai2. Ai bëri një analizë të zhvillimeve më të fundit në futbollin italian teksa u shpreh:


Veprimi i Duglas Kostës  – ALegri me të drejtë u nervozua shumë, sepse nuk kishte asnjë arsye që ai të bënte atë gjest. Ai me siguri do të ndëshkohet për këtë gjest”.

Juventusi e luajti ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme në prag të Champions League-s. Alegri hodhi në fushë formacionin më të mirë.

Dibala – Ai duhet të përshtatet. Unë mendoj se mund të bëjë më mirë nga e djathta, duke qenë se luan me këmbën e majtë. Dhe kështu mund të shkojë për të gjuajtur drejt portës.

Insinje – Ançeloti po kërkon që të afrojë sa më afër portës Insinjen. Dhe kjo do të thotë se ai ka parë aftësitë e shkëlqyera që ka Lorenco në zonën e golit. Ndërsa në Kombëtare ai vuan shumë sepse, nuk e ka kontekstin në favor, përveç të tjerave ai ka problem edhe lojën fizike të lojtarëve kundërshtar.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas