Sport

De Biasi rikthehet në ‘Elbasan Arena’ për Shqipëri-Izrael: Mund të kualifikoheni në ‘Euro 2020’

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, italo-shqiptari Gianni De Basi është tifozi special i kuqezinjve në Elbasan Arena aty ku Shqipëria do luajë kundër Izraelit për Ligën e Kombeve. Në një prononcim për gazetarin e Report Tv, De Biasi është shprehur me nota optimiste se Shqipëria i ka mundësitë të kualifikohet në Europianin e 2020. Për ndeshjen e sotme kundër Izraelit, De Biasi tha se Shqipëria mund ta fitojë këtë sfidë dhe ta nisë mbarë kështu kompeticionin e ri, ndërsa kujtoi edhe disfatën e dy viteve më parë dhe fitoren në transfertë ndaj të njëjtit kundërshtar.

“Besoj se Shqipëria i ka te gjitha mundësitë që ta fitojë ndeshjen e sotme me Izraelin dhe ta nisë me këmbën e mbarë Ligën e Kombeve. Eliminatoret e kaluara kemi luajtur dy ndeshje ndaj Izraelit ku të parën e humbëm pasi mbetëm edhe me 9 lojtarë dhe ishte një ndeshje e çuditshme, ndërsa shkuam në Izrael dhe fituam 3 me 0 në një ndeshje shumë të mirë. Nëse beson fort në ëndrra patjetër që mund ti realizosh dhe unë besoj se Shqipëria mund të kualifikohet në Euro 2020”, deklaroi Gianni De Biasi, ish-trajner i Shqipërisë.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas