Sport

De Biasi: E vështirë të punosh me shqiptarët, fluturojnë …

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka mbetur pa ekip. Ai kishte shpresa se do të drejtonte ekipin kombëtar të Polonisë, por në fund marrëveshja nuk u arrit dhe italo-shqiptari mbeti pa skuadër.

Italiani e përjetoi keq dhe vazhdon të flasë me keqardhje për atë eksperiencë. Këtë herë, në një intervistë për mediet polake foli në lidhje me mosmarrjen e stolit të Polonisë, por dhe për aventurën me Shqipërinë.



I pyetur nga gazetari polak, nëse aventura me Shqipërinë ishte momenti më i mirë në karrierën e tij, ai u përgjigj: “Modenën dhe Torinon i kam ngritur nga Seria B në Seria A, më pas i kam lënë ekipet. Kam qenë në vendin e 13 në elitën e futbollit italian. Më pas kam marrë Shqipërinë si një trajner i formuar dhe jam shokuar kur u binda se si fansat ishin të çmendur pas futbollit. Më kujtonte mua Napolin në Itali. Arritja e Euro 2016 krijoi një valë entuziasmi në të gjithë vendin, njerëzit u çmendën me prezantimin tonë”.

“Të punosh me shqiptarët nuk është e lehtë, duhet të kesh humor të mirë, të flasësh gjatë me ta dhe të përkthesh. Ata janë euforikë pas fitoreve dhe duhet t’i kthesh me këmbë në tokë. Ecëm para me djemtë dhe dhuruam një paraqitje të mirë në Francë. Ne ishim duke kaluar grupin. Fitorja me Rumaninë u prit njësoj siç përjetohet fitimi i Kupës së Botës në vendet e tjera”, u shpreh De Biasi.

Tekniku italian u pyet dhe në lidhje me largimin nga detyra. “Në kualifikueset e Kupës së Botës na ra një grup shumë i vështirë. Ne nuk luajtëm futboll të keq. Në atë pikë, unë thashë se kam nevojë për sfida të reja, të ndryshoja mjedis dhe vendosëm me Federatën se ishte koha për t’u ndarë.

“Do të shkoja në Shqipëri për pushime, por nuk do të kisha kohë për të pushuar, pasi do të më duhej të jepja autografe dhe të bëja foto. Një kënaqësi e madhe për trajnerin dhe lojtarët, pasi ti e ndjen se i ke dhënë njerëzve lumturi”, përfundoi ish-trajneri i Shqipërisë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas