Kryesore, ShowBiz

Dasma që i la ‘pa fjalë’ të gjithë… po çfarë veshën të ftuarit në ceremoninë e Sarës dhe Ledionit?

Megjithëse ceremonia e martesës së Sarës dhe Ledionit që po zhvillohet në Lago Di Como, Itali, është e tërhequr nga vëmendja e publikut, në fakt, janë të ftuarit ata që s’mund ta lënë pa e zbuluar ndonjë detaj të vogël nga një event i përmasave të tilla.

Meqenëse për pamjen e nuses dhe të dhëndrit nuk mësojmë dot asgjë, të tjerët (disa prej tyre) nuk e kanë problem ta ndajnë edhe me miqtë virtualë.



Një natë më parë, mbrëmjen e së premtes, mësohet se është mbajtur një koktejl për të ftuarit. Gjatë ditës së sotme, disa nga vajzat e njohura kanë zbuluar zgjedhjen që kanë bërë për ceremoninë.

Albana Osmani

Albana Osmani ka zgjedhur një fustan të gjatë, me ngjyrat nude dhe të kuqe. Brenda prerjes së ngushtë, Albanës i theksohen edhe më tepër linjat, ndërsa tiparet i bëhen edhe më të dukshme nga grimi i theksuar dhe flokët e mbledhur. S’mund të bënte zgjedhje më të mirë!

Eneda Tarifa

Si për t’i qëndruar korrekte kodit të pashkruar të dasmës, për veshjen dhe ngjyrat, Eneda nuk duket të ketë eksperimetuar shumë, por ka zgjedhur një fund të zi me shtrat të gjatë dhe një ‘crop top’. Elegante, si gjithmonë, dhe brenda stilit të saj, këngëtarja ka shtuar edhe aksesorët këtë herë, që i shtojnë look-ut të saj detajet festive.

Dojna Mema

Prezantuesja e njohur e Top Channel ka veshur një fustan që i rri më mirë dhe që e bën të jetë vetvetja. Kështu e përshkruan ajo zgjedhjen e bërë për mbrëmjen e djeshme. Dojna, e prirur për të qenë gjithmonë moderne, ia ka dalë edhe këtë herë. Ngjyra, modeli, stili, madje edhe aksesorët e zgjedhur duket sikur flasin me të njëjtën gjuhë te Dojna: moderne.

Xhemi Shehu

Ëmbëlsira për në fund? Edhe Xhemi nuk ka dalë nga natyra e saj e ëmbël. ‘Baby rose’ është ngjyra që i shkon më shumë për shtat, por edhe modeli këtë herë është po aq lozonjar sa ajo. Me flokët, Xhemi e ka punën të zgjidhur. Disa onde të mëdha, një mbledhje përgjysmë dhe gjithçka është perfekte.

<
>
-640-0-5b6f55b4aeb9b -640-0-5b6f55b34f62b sara-593x1024 screenshot-53_1534019551-4774526 screenshot-55_1534019562-6767921 screenshot-56_1534019570-8985708 sara-840x440
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas