Kryesore, ShowBiz

Dasma e Ledionit dhe Sarës vazhdon të bëjë ‘bujë’, ja kush kapi buqetën e nuses…

Mund të konsiderohet dasma e vitit për nga rëndësia që mori pavarësisht se pamjet nga Como ishin shumë pak.

Ledion Liço dhe Sara Hoxha e kurorëzuan dashurinë e tyre në 11 gusht në një ceremoni që do të mbahet mend gjatë.



Imazhet e nuses dhe dhëndrit qenë të pakta, por disa foto dhe pak detaje nga traditat që ishin ndjekur e shuan disi kuriozitetin e publikut.

Kur vjen puna tek traditat nuk kishte si të mungonte edhe hedhja e luleve nga nusja tek mikeshat e saj. Por kush ishte fatlmuja që sipas rregullit duhet të jetë nusja e radhës?

Bëhet fjalë për Sonela Lamaj, një nga mikeshat më të ngushta të Lori Hoxhës.

Pak orë më parë vajza në fjalë ka publikuar disa pamje nga dasma dhe ka treguar se pati fatin të kapte buqetën e nuses.

E veshur me të kuqe dhe mjaft elegante, Sonela ka shkëlqyer në dasmën e mikeshës së saj./revistawho/

<
>
640-0-5ae70c04af266 18513753_825203290963077_3911834819964698624_n-1 albana-osmani-e1534084842529 auto_640-0-5b6fecc9d8520-2-600x4231535490827 auto_40188035_280356436123410_8631400345169297408_n1535490843 auto_40211717_1059452257537782_5757221454890401792_n1535490843 auto_40365488_235924577085503_4706843754764435456_n1535490844 auto_Albana_Osmani1534096980 auto_sara-1-11535490826 BeFunky-Collageghf BeFunky-Collagenbn BeFunky-Collagewedsd da dasma-ledioni-640x640 dasmas-696x392 luana sara_hoxha_dhe_ledio_lico Screenshot-2
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas