Sport

Danimarka në kaos, DBU iu drejtohet lojtarëve të futsal

Danimarka është përfshirë në një kaos total në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, kompeticioni më i ri i UEFA. Futbollistët danezë janë në bisedime me drejtuesit e Federatës në lidhje me të drejtat komerciale dhe deri tanoi nuk është arritur asnjë akord. Kjo ka bërë që lojtarët të drejtuar nga mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen të rebelohen dhe të heqin dorë nga grumbullimi i tyre për ndeshjen miqësore me Sllovakinë dhe atë të Nations League ndaj Uellsit.

Mesazhi i tyre ishte i qartë; nuk do të luajnë këto dy ndeshje derisa të arrihet një marrëveshje me Federatën që është kapur në befasi duke parë edhe kohën e shkurtër që mbetet në dispozicion duke qenë se ndeshja mes Danimarkës dhe Sllovakisë do të luhet ditën e mërkurë.



Mbledhja urgjente me klubet e Ligës së Parë dhe të Dytë në futbollin danez nuk dha rezultatet e pritura duke qenë se klubet nuk janë të detyruar të lejojnë futbollistët të bashkohen me kombëtaren pasi ka kaluar një farë kohë nga lista e parë. në një situatë të tillë, Federata duket se ka vendosur të gjejë zgjidhjen te futbolli i Sallave.

Sipas të përditshmes Extra Bladet, ideja është që të thirren në kombëtaren e Danimarkës disa prej lojtarëve më të mirë të përfaqësueses së Futsalës për të plotësuar skuadrën. Sipas lojtarëve ky vendim i Federatës ka qëllim që të rrisë presionin mbi ta në këto bisedime./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas