KMR

Danezët i kërkojnë UNESCO-s: Mbro lumturinë tonë!

Danimarka do t’i kërkojë Agjencisë Kulturore të Kombeve të Bashkuara, UNESCO, të njohë zyrtarisht konceptin e ‘hygge’, mënyra se si danezët e përkufizojnë gjendjen e lumturisë së përditshme.

Fjala “hygge”, që nënkupton një gjendje rehatie, ngrohtësie dhe kënaqësie u bashkëngjitet rëndom aftësisë së danezëve për t’u shfaqur të relaksuar dhe të freskët dhe është përhapur edhe në vende të tjera të botës vitet e fundit.



Shumë njerëz i njohin asaj meritat për pozicionimin e Danimarkës në krye të klasifikimve të mirëqënies.

Promovuesit e turizmit nën sloganin “Vizito Danimarkën” thanë të mërkurën se, vendi do të aplikonte së shpejti tek Agjencia Kulturore e OKB dhe nëse UNESCO do t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës, hygge do të listohet krah trashëgimive të tjera kulturore si ‘kultura e birrës belge dhe praktika indiane e jogës.

Vitin e kaluar, hygge u vlerësua si një prej fjalëve me më shumë ndikim në 2016-tën. Meik Wiking, themelues dhe drejtues ekzekutiv i Insitutit të Kërkimeve për Lumturinë, thotë se, me rritjen e trysnisë sociale dhe rëndësisë së mirëqënies, koncepti që fokusohet tek rehatia dhe siguria mund të ketë sjellë përfitime reale dhe të prekshme.

Pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s nuk janë vetëm monumentet dhe veprat e artit, por gjithashtu praktikat sociale, zakone dhe rituale.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas