Auto

Dalin pamjet, fotografohet në rrugë prototipi i “Mercedes GLC Coupe”

Fotografët spiunë kanë kapur kohëve të fundit një prototip të “Mercedes GLC” që po testohej, kështu që ndoshta ishte e pashmangshme që versioni i “Coupe” të del shumë shpejt.

Duke parë testimin në rrugët publike, “GLC Coupe” është e mbushur nga një shtresë shumë e hollë maske, fenerë dhe drita prapa, ashtu si prototipi i “GLC” që pamë pak ditë më parë. Ky version duket afër prodhimit edhe pse nuk është vërejtur ndonjë ndryshim radikal.



Në pjesën e përparme janë dritat e reja të ridizajnuara të ditës, një parakolp i ri i fshehur nën kamo dhe një grilë e re me disa modifikime të vogla. Në pjesën e pasme, dritat shfaqin grafikë t ëre dhe një inspektim më të afërt, me pak ndryshime në formë.

Në thelb, ndryshimet e projektimit të “GLC Coupe” nuk janë të mëdha, ani pse versioni i kapur nga fotografët spiunë është ende prototip dhe versioni final mund të ndryshojë detaje të vogla.

Meqë “GLC” është e bazuar në “Mercedes C-Class”, pritet që “GLC Coupe” të përditësohet me një grumbull të instrumenteve digjitale dhe një ekran të madh infotainment.

Sistemi komandues i “Mercedes-it” do të mbetet i njëjtë, por modeli i gjenerates së ardhshme do të shtojë sistemin MBUX të kompanisë.

Poashtu opsionet e motorit për “C-Class 2019” do të kenë gjithashtu “GLC Coupe” të përditësuar që do të thtë se do të kenë një motor 2.0 litërsh turbocharged që prodhon nga 241 deri në 255 kuaj fuqi.

<
>
auto_1-121531431415 auto_2-111531431418 auto_3-91531431419 auto_4-91531431419 auto_5-91531431420 auto_6-81531431421 auto_7-71531431422 auto_9-51531431422 auto_10-21531431423 auto_11-41531431423 auto_12-91531431416
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas