Teknologji

Dalin pamjet e iPhone XS para prezantimit zyrtar nga Apple

Ka kohë tashmë që qarkullojnë zëra për iPhone-t e rinj që Apple pritet të sjellë në fillim shtatori. Por, kësaj radhe është publikuar diçka konkrete.

9to5Mac ka arritur të shtjerë në dorë një imazh të gjeneratës së ardhshme të iPhone-ve nga Apple. Dhe, mund të themi që e ardhmja duket e bukur. Imazhi i zbuluar tregon përmasat e reja të pajisjeve të Apple, të cilat së shpej do të lançohen pa pengesa.



Me shumë gjasa pritet që ekranet të variojnë nga 5.8-inch dhe 6.5-inch. Sipas raport, telefonat do të quhen iPhone XS. Pajisjet e fotografuara përfaqësojnë modelet më të larta të ekranit OLED

Pajisja do të vijë në një ngjyrë të re ari ndërkohë që iPhone X është aktualisht në dispozicion në ngjyrat gri dhe argjend.

Edhe pse është e vërtetë që një fotografi vlen sa për 1000 alë, gjithsesi mbeten ende shumë detaje të pazbuluara për të cilat na duhet të presim deri në datën e prezanmit. Gjigandi amerikan, Apple pritet të sjellë gjeneratën e re të iPhone-ve si dhe një version të ri të Apple Watch në evenn që do të mbahet më 12 shtator.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas