Kronika

Dalin pamje të tjera: Ekzekutimi tronditës i biznesmenit




               Publikuar në : 12:45 - 12/11/18 |
mapo.al

Mediat greke kanë publikuar momentet e plota nga video e ekzekutimit të biznesmenit australian Janis Makris.


46-vjeçari u vra në rezidencën e tij në Athinë sapo kishte hyrë në makinë, raporton TV Klan.

Një person iu afrua dhe e qëlloi disa herë me pistoletë nga xhami i anës së pasagjerit. Biznesmeni australian doli nga automjeti dhe tentoi të largohej. Por vrasësi iu afrua dhe e qëlloi disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Atentati ndodhi mbrëmjen e 31 Tetorit në kryeqytetin grek. Sipas mediave austrialiane, dyshohet se vrasësi ka qenë shqiptar, vrasës me pagesë.

Shtypi grek shkruan se 46-vjeçari Janis Makris njihej si bosi i mafias në Australi dhe ishte i përfshirë në trafiqe. Prej disa vitesh ai jetonte në Greqi dhe aty nuk rezultonte si person me precedent penal.

Nga hetimet e policisë greke dyshohet se Makris mund të jetë vrarë si pasojë e përplasjes mes bandave të drogës në Athinë.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas