Kronika, Kryesore

Dalin emrat dhe fotot: Ja dy shqiptarët që vranë avokatin grek

Policia greke ka publikuar fotot dhe identitetin e dy vrasësve shqiptarë të avokatit grek Mixalis Zafiropoulos, raporton TV Klan.

Njëri prej tyre është Lavdimir Brahimaj, i arrestuar tashmë. 32-vjeçari ka edhe dy emra e tre mbiemra të tjerë. Mikel dhe Ibrahim janë emrat e tjerë të tij, ndërsa Ibrahim, Brahimas dhe Kastriot janë mbiemrat e tjerë.



Ai është arrestuar të dielën në një kamp romësh në Patra, teksa dështoi që të arratisej nga Greqia. Para hetuesve grekë, ai ka pranuar se vrau avokatin grek dy javë më parë në qendër të Athinës, së bashku me një shqiptar tjetër.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij në krim është shpallur në kërkim dhe dyshohet se ndodhet në Shqipëri, i arratisur disa ditë pas vrasjes së avokatit. Policia greke thotë se ai është Aleksandro Mata, i cili përdor edhe emrat e tjerë Eno dhe Aleksandros. Është pikërisht personi në foton më poshtë, ndaj të cilit është nxjerrë urdhër arresti.

Lavdimir Brahimaj pranoi para policisë se ishin paguar fillimisht 3 mijë Euro, si një parapagesë për shumën totale 20 mijë Euro. Ai tha se kishin marrë urdhra nga tre të burgosur shqiptarë që ndodhen në burgun e Koridhalos në Greqi. Plani ishte për të shantazhuar avokatin e njohur grek, por situata u përshkallëzua duke e qëlluar për vdekje. Sipas hetimeve paraprake, bëhet fjalë për një shumë prej 5 milionë Euro që tre shqiptarët e burgosur pretendonin t’i merrnin avokatit Zafiropoulos për një çështje të mëparshme.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas