Kronika, Kryesore

Dalin detajet, ja si u bë arrestimi i Ridvan Zykajt

Detajet e para bëhen publike mbi kapjen e autorit të makabrës së Selenicës, Ridvan Zykaj.

Arrestimi i tij u bë i mundur në orët e para të mëngjesit në periferi te Selenicës, konkretisht në dalje të saj.



Policia i ka sekuestruar armën e krimit tip kallashnikov.

24-vjeçari është shoqëruar në DVP Vlorë.

Ja njoftimi i policisë:

‘Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmues, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës. Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov. Autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79/dhe i Kodit Penal’.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas