Kronika, Kryesore

Dalin detajet befasuese: Ja si u grabit Katedralja e Korçës

Katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë është vjedhur gjatë natës, ndërkohë që keqbërësit kanë përdorur një mënyrë të sofistikuar.

Ata kanë hyrë në Katedrale gjatë ditës kur po kryheshin ritualet fetare dhe kanë qëndruar të fshehur, shkruan Panorama. Pasi janë larguar të gjithë besimtarët dhe objekti është mbyllur dhe më pas kujdestari është larguar, ata kanë vepruar.



Autorët me qetësi kanë thyer dhe dëmtuar katër arkat e kishës ku grumbullohen të hollat e besimtarëve, duke përvetësuar një shumë prej 20 mijë lekësh të reja nga paratë që Mitropolia mbledh për mensën e të varfërve. Më tej, autorët janë larguar, duke shkallmuar shulin e brendshëm të derës kryesore të Katedrales.

“Për ne nuk vlen shumë ana materiale, siç e llogarisni ju. Për ne vlen ana morale e njerëzve që kryejnë akte vjedhjeje ndaj një objekti të shenjtë të kultit. Mitropolia e Shenjtë është tepër e shqetësuar sepse në periudha të ndryshme vala e vjedhjeve, grabitjeve, dhunimeve vazhdon të ndjehet edhe sot. Në radhë të parë, Policia nuk e ka kryer detyrën siç duhet. I kemi lajmëruar edhe gojarisht edhe me shkresa të veçanta nga ana e Mitropolisë që të merren masa te endacakët që vërtiten pranë institucionit të shenjtë. Këtë herë, autorët kanë hyrë nga brenda. Kanë mbajtur rojën në vëzhgim dhe pasi është mbyllur katedralja dhe më pas kanë vepruar lirshëm. Pavarësisht se kemi vjedhje të përsëritura, nuk ka asnjë autor, asnjë person të dënuar për këtë gjë. Është vërtet fenomen shqetësues” – shprehet At Ilia Kotnani.

Katedralja e Korçës është një nga krenaritë e besimit ortodoks dhe ndërtesë simbol në këtë qytet. Ndërkohë nga ana e saj, Policia sipas hetimeve paraprake dyshon se autori ka vepruar i vetëm.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas