Kronika, Kryesore

Dalin detaje: Kapoja shqiptar i bandës u arrestua duke festuar ditëlindjen

Dalin në dritë të tjera detaje në lidhje me bandën shqiptare dhe afrikano-veriore të shpërndarjes së drogës në Ravena dhe Rimini.

Duket se drejtuesit kryesore të bandës që shpërndante lloje të ndryshme droge e kishte bazën në Rimini ku jetonte koka e grupit, Irakli Papa.



Ironia e fatit deshi që ai të arrestohej në ditën e tij të lindjes, kur po festonte 38-vjetorin.

Ndërkohë masat “arrest me burg” janë dhënë edhe për dy vëllezerit e tjerë shqiptarë, pjesë e këtij grupi Avni dhe Elton Avduli 42 dhe 37 vjeç. Të tjerë persona që u arrestuan në operacion janë afrikano-veriorët Khatrin Valeriani, 32 vjeç, Noamen Issaoui, 37 vjeç dhe Rochdi Iouissaoui, 32 vjeç.

I vetmi që i mungon policisë në apel është shqiptari tjetër Fatjon Sanxhaktari, 28 vjeç. Ka dyshime se ai mund të jetë larguar drejt Shqipërisë.

Interesant është fakti që mbledhjet për të përcaktuar punët e grupit të drogës bëheshin në një qendër tregtare të Riminit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas