Kryesore, Rusi 2018, Sport

Dalic: Ja çfarë u thashë lojtarëve të mi në fund të finales…

“Në radhë të parë dua të përgëzoj Francën për fitimin e Kupës së Botës. Jemi të trishtuar dhe krenarë, por mendoj se luajtëm mirë. Na preu këmbët ajo penallti, pastaj u bë e vështirë. Gjithësesi, duhet të jemi krenare dhe të kënaqur për atë që arritëm”.

I mërzitur, sigurisht, por ende një njeri i matur dhe zotëri… trajneri i Kroacisë, Dalic. “Kemi arritur suksesin më të madh në historinë e vendit tonë, por nuk është koha të qeshim dhe kënaqemi, pasi në fund të fundit, jemi humbës. Kjo është jeta, ky është futbolli. Francezët nuk na befasuan, bënë atë që dinë të bëjnë. Pësuam dy gola aksidentalë…”.



Por, çfarë do të bëjë tani Dalic? “Pak pushim, të marr veten! Nuk dua që të flas për këtë temë tani. Kam përjetuar një muaj fantastik.“Kisha besim deri te 3-1, më pas gjithçka mori fund, kur pësuam golin e katërt. Edhe pse shënuam golin e dytë, sërish bëhej e pamundur, pasi je kundër Francës”.

Të gjithë duan të dinë se çfarë i tha Dalic lojtarëve teksa i mblodhi në fund?

“Të ngrenë kokën, që dhamë gjithçka kishim në trup dhe duhet të jemi krenarë. Ishim pranë triumfit dhe historisë, por nëse dikush në fillim do të na thoshte se do të shpalleshim nënkampionë, nuk do ta besoja kurrë”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas