Politika

Dako rikandidon për herë të katërt si kryetar Bashkie? Reagon kreu i PD në Durrës

Një ditë pasi Partia Socialiste deklaroi se Vangjush Dako do të rikandidojë për herë të katërt në krye të bashkisë së Durrësit, ka reaguar dega e PD-së në qytetin bregdetar.

I sapo zgjedhur në krye të PD-së, Ferdinad Xhaferri, i cili në 2011 humbi betejën e drejtpërdrejtë për bashkinë e Durrësit, ndaj Vangjush Dakos, la të hapur mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve vendore të 2019.



“Dako paraqitet opsioni më i lehtë për ne, për një arsye të thjeshtë sepse kemi një evidencë të dokumentuar për rritjen e votave.

Ne do të mbajmë zgjedhje lokale vetëm nëse do të garantojmë barazi politike të partive politike me votuesit, barazi në zgjedhje, ndryshe nuk është çudi që opozita të dalë nga sistemi”,- tha ai.

Xharerraj i vuri kusht Lulëzim Bashës, kreut të partisë më të madhe opozitare në vend, që të zgjidhë përfundimisht çështjen e blerjes së votës, duke deklaruar se PD e Durrësit del jashtë sistemi nuk merr pjesë në zgjedhje.

“Në politikë kam fituar katër herë e kam humbur një herë. Nga 2007 deri në 2011 Dako i ka rritur votat me 67%. Çfarë ndryshimesh bëri që të rriste votat tre herë më shumë? Ndërsa Edi RAma i rriti me 25%?

Duke garantuar që ata zotërinjtë që pi kafe nuk do t’i përdorë më në fushatë, duke garantuar që nuk do blejë më vota, Ferdinant Xhaferri dhe Partia Demokratike e Durrësit nuk futet më në zgjedhje nëse zoti Basha nuk sqaron përfundimisht problemin e blerjes së votës dhe përdorimit të fondeve.

Kjo është një çështje që i takon ta zgjidhë zoti Basha. PD ose rri ose del jashtë sistemit. Me barazi të votuesve kjo është detyra jonë”,- tha ai.

Ferdiant Xhaferri ka fituar katër herë mandatin e deputetit në siglën e PD në Durrës por në zgjedhjet lokale të 2011 ndërpreu mandatin e deputetit e të ministrit të Kulturës në qeverinë “Berisha 2”, e kandidoi përballë kreut aktual të bashkisë Vangjush Dako. Xhaferri e humbi garën me 3 mijë vota diferencë me Dakon i cili mori mandatin e dytë.

Në 2015 Dako fitoi mandatin e tretë përballë Grida Dumës, me 15 mijë vota diferencë.

PD e Durrësit në zgjedhjet lokale të ardhshme pretendon që të avantazhohet në raport me votat për PS-në.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas