Bota

Daçiç: Shqiptarët dëshirojnë të vijnë deri në Nish

Shqiptarët nuk e kuptojnë se situata dhe bota ka ndryshuar, tha sot në Soçi zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç.

Në një konferencë shtypi, pas takimit me diplomatin rus Sergei Lavrov, ai tha se kërkesat e shqiptarëve janë dëshmi e mungesës së gatishmërisë për kompromis.



“Të gjithë duan projektin e Shqipërisë së Madhe dhe për ata e gjithë kjo është pak, duan të vijnë në Nish. Ata do të merrnin gjysmën e Malit të Zi, gjysmën e Maqedonisë dhe në veri të Greqisë”, paralajmëroi Daçiç.

Sipas tij, kremtimi i datëlindjes së ish-presidentit amerikan Bill Clinton ditë më parë në Kosovë, “është i vetmi vend në botë ku festohet, përveç në shtëpinë e tij.” Kjo është, sipas tij, dëshmi se shqiptarët “kanë mbetur prapa me kohën”.

“Koha ka ndryshuar. Ajo që ata mendojnë, nuk ka asgjë prej saj”, tha Daçiç./RTK

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas