Bota

Daçiç: Beogradi po përballet me “çmendurira”

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi per “Prva TV” të premten se ngjarjet e deritanishme tregojnë “se me çfarë lloj çmendurie po merret Beogradi”.

Ai foli pas dështimit të mbajtjes së një raundi të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në të njëjtën ditë. Daçiç theksoi se BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare e shohin atë që po ndodh “qartë si dita”.



“Dialogu po pengohet, ndërkohë që bashkësia ndërkombëtare nuk reagon ndaj kësaj që po ndodh. Ka vetëm deklarata që i referohen të dyja palëve, por çfarë pengese është bërë Serbia? Kam diskutuar “ngjarjet aktuale” edhe me Presidentin Vuçiç. Të veprojë me instinkt do të thotë të prodhojë një reagim të nxituar, ndoshta ai nuk duhet të kishte udhëtuar as në Bruksel. Vuçiç e kupton shumë mirë dhe është inteligjent kur vjen puna te çështjet politike. Ai e kupton se nuk ka shanse të mëdha për të arritur një marrëveshje dhe arsyeja e vetme që ai shkoi në Bruksel ishte që të shmangë akuzën e Serbisë për mospjesëmarrje në takim”, deklaroi Daçiç.

Daçiç gjithashtu deklaroi se Vuçiç nuk ka frikë të shkojë në Kosovë dhe Metohi, duke iu referuar vizitës së planifikuar të Presidentit këtë të shtunë dhe të dielën: “Unë nuk dua të bëj deklarata në emër të tij, por duke e njohur Vuçiçin, ai do të vlerësojë mirë përfitimet dhe dëmet e mundshme. Ai nuk ka frikë për vete, por ai mendon se çfarë do të ndodhë pasi të jetë atje, qoftë dikush do ta përdorë atë për të nisur agresionin kundër veriut të Kosovës, ose disa aktivitete të tjera. Përgatitjet për vizitën janë në vazhdim, populli serb (në Kosovë) po e pret me entuziazëm vizitën e tij”.

Shefi i diplomacisë serbe i bëri këto komente pas dështimit të takimit mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit në Bruksel.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas