Rajoni

Daçiç: Anulohet vendimi për njohjen e Kosovës nga Republika Domenikane




               Publikuar në : 19:24 - 02/11/18 |
mapo.al

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi sot se Republika Domenikane ka tërhequr njohjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Në një prononcim për ‘Tanjug’ Daçiç tha se një tjetër shtet ka tërhequr njohjen e pavarësisë.


Më herët shteti serb ka pretenduar se njohjen për pavarësinë e Kosovës e kanë tërhequr edhe disa shtetet tjera si Suriname, Liberia, Sao Tome dhe Principe, Guinea Bissau, Burundi, Papa Guinea dhe Lesoto, pretendime këto që janë hedhur poshtë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Republika Domenikane e kishte njohur Republikën e Kosovës si shtet me 11 dhjetor të vitit 2012.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas