Rusi 2018, Sport

Cuper jep lajmin e mirë: Salah do të luajë ndaj Uruguajit

Hector Cuper gëzon të gjithë popullin egjiptian dhe tifozët e futbollit. Mohamed Salah do të luajë ndaj Uruguajit në ndeshjen e parë të Grupit A të Botërorit të Rusisë.

Në një konferencë për shtyp, trajneri argjentinas deklaroi se sulmuesi i Liverpulit është gati për këtë përballje.



“Mund të them se Salah do të jetë në fushën e lojës kundër Uruguajit. Ai është stërvitur mirë më shokët e tij të skuadrës dhe nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë, do ta aktivizoj në formacion”,- deklaroi Cuper.

Por entuziazmi i tifozëve egjiptianë frenohet disi dhe ai që mendon ta bëjë këtë është pikërisht mjeku i skuadrës përfaqësuese, Mohamed Abouelela, i cili vuri në dukje muajin e shenjtë të Ramazanit.

Sipas tij, për futbollistët do të jetë e vështirë që të përshtaten sërish me ciklin normal përsa i përket regjimit ushqimor dhe atij të pushimit, kështu që muaji i Ramazanit do të jetë një problem.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas