Kronika

Çudira nga Berati, 24-vjeçari tenton t’i vjedhë identitetin të vëllait

Një ngjarje disi e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Beratit, atje ku një djalë i ri në moshës 24 vjeçare ka tentuar t’i vjedhë identitetin vëllait.

Pa çka se arsyeja nuk bëhet me dije, 24 vjeçari me inicialet A.H ka shkuar në njësinë bashkiake për t’u pajisur me një kartë identiteti me emrin e vëllait të tij, 21 vjeçarit me inicialet M.R.



Ajo që vihet re është se dy vëllezërit nuk mbajnë të njëjtin mbiemër, çka e bën akoma më të dyshimtë 24 vjeçarin dhe tentativën e tij për të bërë një kartë identiteti me formalitete që s’janë të tijat.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 25.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.H., vjeç 24, banues në Berat, pasi dyshohet se për t’u pajisur me Kartë Identiteti, ka aplikuar me gjeneralitetet e vëllait, shtetasit M.R., vjeç 21, banues në Berat. Nenet 189 e 190 të Kodit Penal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas