fbpx

Sport

Cristiano Ronaldo në Londër blen dy shishe verë 31 mijë euro






               Publikuar në : 18:12 - 14/11/18 |
mapo.al

Ronaldo nuk do të jetë në ndeshjen e kombëtares së tij ditën e shtunë kundër Italisë, kështu që futbollisti përfitoi për të bërë disa ditë pushime. Ai së bashku me partneren e tij, Georgina dhe katër fëmijët ka udhëtuar drejt Londrës .


Me këtë rast futbollisti i ka lejuar vetes disa shpenzime të mëdha. Ai ka porositur në restorant dy shishe verë, të cilat kushtonin 31 mijë euro.



Sipas The Sun futbollisti njohur i porositi pa u kursyer fare. Dëshmitarët në restorant treguan se Ronaldo së bashku me gruan dhe dy miq të tyre porositën dy shihet e verës, e para e llojit, Richebourg Grand Cru që kushton 20 mijë euro ndërsa tjetra Pomerol Petrus 1982-shit që kushton 11 mijë euro. Madje sipas tyre shishen e dytë nuk e përfunduan.

 


Etiketa: , , , ,

Pas