Kryesore, ShowBiz

Conchita Wurst e pranon ‘sekretin’: Kam vite që jam me HIV

Ajo donte ta mbante sekret me një rreth të ngushtë miqsh.

Por tashmë Conchita Wurst e pranon publikisht.



“Prej shumë vitesh jam HIV-pozitive,” shkruan ajo në një status në IG.

Fituesja e Eurovizionit në vitin 2014 tha se është nën kujdesin mjekësor prej vitesh.

Por përse e bëri tani publike këtë gjë?

Këngëtarja thotë se një ish-mik i saj austriak e ka kërcënuar se do e publikonte këtë fakt.

Prandaj ajo u hodh vetë në sulm.

“Nuk do ia jap askujt të drejtën që të më frikësojë dhe të ndikojë tek unë në këtë mënyrë,” shkruan ajo.

Deri më tani diçka të tillë e dinin vetëm familja, miqtë dhe partneri i saj seksual.

“Shpresoj që t’u jap guxim njerëzve që të flasin publikisht kundër stigmës”, tha ajo.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *