ShowBiz

Conchita Wurst detyrohet të japë lajmin e hidhur

Fituesja e Eurovizionit, Conchita Wurst thotë se ajo është diagnostikuar me HIV dhe po merr trajtim të rregullt për disa vite.

Ylli 29-vjeçar tha se kishte për qëllim ta mbante privat këtë informacion, por një ish i dashur e kishte kërcënuar se do ta përhapte lajmin për publikun.



“Unë nuk do t’i jap askujt të drejtën për të trembur dhe për të ndikuar në jetën time”, shkruante ajo në Instagram.

Wurst shtoi se trajtimi i rregullt e kishte luftuar virusin deri në masën që nuk mund të përhapej më në gjakun e saj dhe nuk mund të kalonte më tej.

Conchita Wurst është një artiste austriake, e cila u bë e famshme pasi fitoi Eurovizionin në vitin 2014 me këngën “Rise like a Phoenix”.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas