Dikur, Kryesore

Coco Chanel, spiunia naziste

coco chanelStudiuesit francezë thonë se kanë gjetur prova të padiskutueshme, që tregojnë se Coco Chanel ka punuar si spiune e nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një provë e shkruar, e publikuar për herë të parë në një dokumentar të transmetuar mbrëmë nga një televizion francez, thuhet se provon që dizajnerja e famshme ishte anëtare e Abwehr- Agjencia e Inteligjencës Ushtarake të Adolf Hitlerit.



Dokumentari po ashtu ngre pikëpyetje në lidhje me rolin e luajtur nga të tjerë personazhe të famshëm francezë si Edith Piaf, Maurice Chevalier dhe Sacha Guitry gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Hija e dyshimeve” u transmetua në kanalin shtetëror France 3.

Sipas dokumentarit, përfshirja e Chanel me nazistët nisi gjatë kohës kur ra edhe ushtria franceze, në vitin 1940.

Ajo u rikthye në Paris pak më vonë dhe u vendos në hotelin Ritz, që quhej ndryshe edhe zyra franceze e flotës gjermane.

Menjëherë ajo nisi një aferë me një zyrtar të lartë të Gestapos, të quajtur Baron Hans Gunther von Dincklage dhe u bë aq e afërt me nivelet e sipërme të nazistëve, sa e dërguan në Madrid në vitin 1943, duke shfytëzuar njohjen e saj me Winston Churchill, për të arritur një marrëveshje me oficerët britanikë, të stacionuar atje.

Churchill e injoroi ofertën e saj.

Historiani Henry Gidel thotë se Chanel “tregoi një megalomani dhe naivitet të pabesueshëm, duke menduar se mund të ndryshonte mendjen e Churchill”.

Në dokument thuhet se ndërkohë që punonte për nazistët, kodi i saj ishte “Westminster”, duke iu referuar aferës që kishte ajo me Dukën e Westminster në vitet ’20.

Numri i saj në Abwehr ishte F-7124, sipas një dokumenti nazist, qëështë mbajtur në mënyrë sekrete në arkivat e Ministrisë së Mbrojtjes së Francës për shtatë dekada.

Në dokumentar thuhet se Chanel e përdori ndikimin e saj tek nazistët për të rimarrë biznesin e parfumeve, të cilin ia kishte shitur një familje hebrenje në vitin 1924.

Links: Coco Chanel is pictured with Winston Churchill's son Randolph at Ascot in the mid-1930s

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas