Teknologji

Ç’ndodhi mbrëmë në qiellin e Tiranës?

Sikurse ishte lajmëruar, natën e djeshme hëna dha një spektakël të plotë në qiellin e Tiranës dhe jo vetëm.

Të gjithë ata që kanë kthyer sytë nga qielli mund të kenë pasur një mbrëmjen të veçantë, pasi hëna është shfaqur e plotë.



Fotot e shkrepura në Tiranë shfaqin imazhe mahnitëse të hënës së plotë.

Kjo është hëna e dytë e plotë  gjatë vitit 2018. Kjo ngjarje nuk ka ndodhur që nga viti 1999 dhe edhe nëse nuk do të jetë aq spektakolare sa Blood Moon (Hëna e Gjakut) e janarit, ajo do të jetë ende sugjestive dhe do të përsëritet vetëm në vitin 2020.

Nëse në harkun e dy muajve ndodhin dy hëna të plota brenda një muaji kalendarik, ngjarja e dytë quhet Blue Moon (Hëna Blu). Emri, në fakt, është çorientues sepse nuk ka të bëjë fare me ngjyrën e hënës.

Përkufizimi është dhënë gabimisht nga astronomi James Hugh Pruett në një artikull të botuar në vitin 1946 në revistën “Sky & Telescope”.

Fiset e amerikanëve vendas, megjithatë, e quanin “Warm Moon”(Hëna e ngrohtë), sepse me ardhjen e pranverës, toka bëhej më e butë.

<
>
1-243 2-205 3-168 4-132 6-68 7-56 9-35
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas