Ekonomi, Kryesore

Çmimi i shtëpive në Tiranë – Metoda hedonike: Faktorë, sipërfaqja e zona, s’ka rëndësi kati e ballkoni

Për herë të parë në Shqipëri është përdorur metoda hedonike për të vlerësuar faktorët që ndikojnë në çmimin e blerjes së apartamenteve. Metoda është aplikuar nga INSTAT dhe bazohet në vlerësimin e një serie karakteristikash që ndikojnë në çmimin e apartamentit.

Këto metoda çmimi masin peshën ose karakteristika të caktuara si vendndodhja e banesës, numri i banjave, ose prania e karakteristikave të tjera në çmimin total të banesës Variablat e përfshira në model janë: mosha apo viti i ndërtimit të banesës, numri i dhomave, numri i dhomave të gjumit, numri i banjave, sipërfaqja në m2, kati, ashensori, ballkon, dhe mini-bashkitë ku ndodhen. Të dhënat janë mbledhur nga agjencitë imobiliare të kryeqytetit për vitin 2017-2018, duke qenë se analiza është bërë vetëm për tregun e apartamente në Tiranë.



Në analizën e INSTAT ka rezultuar se statistikisht të rëndësishme janë: sipërfaqja në m2, numri i dhomave të gjumit, mosha e ndërtesës ose viti i ndërtimit dhe shumica e variablave të mini-bashkive. Variablat e pavarur, që tregojnë efekt pozitiv në çmimin e banesave janë: madhësia, dhoma gjumi, ashensori, banja, mosha dhe minibashkia 5 (mini-bashkia më e famshme dhe e shtrenjtë e Tiranës).

Përveç kësaj, variablat që tregojnë efekt negativ në çmim janë: kati, ballkoni dhe shumica e mini-bashkive. Ndërkaq, rezulton se niveli i katit nuk duket i rëndësishëm dhe tregon që familja shqiptare preferon të blejë apartamente në nivelet më të ulëta të ndërtesës. Në mënyrë të ngjashme, ballkoni i ndryshueshëm nuk është i rëndësishëm sepse tregon që familja shqiptare duhet të jetë më racionale dhe të kërkojë më shumë hapësirë brenda apartamentit sesa ballkone. / SCAN

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas