Mapo Letrare

Çmimi “At Zef Pllumi”, Fevziu fitues në publicistikë

fevzi-cmimNë edicionin e tretë të çmimeve kombëtare letrare “At Zef Pllumi”, fitues në publicistikë u shpall Blendi Fevziu me librin “Ahmet Zogu. Presidenti që u bë mbret”

 



Më 18 dhjetor, në komunën e Shëngjinit, në Lezhë, për të tretin vit me radhë u ndanë çmimet kombëtare letrare “At Zef Pllumi”. Për të paktën një herë në vit, vëmendjen kulturore e tërheq Bashkia e Shëngjinit, që është themeluesja e këtij çmimi i cili ndahet për veprat më të mira në prozë, poezi, memuaristikë e publicistikë.

Juria e këtij edicioni, e përbërë nga Mark Marku në pozicionin e kryetarit, Bardhyl Londo, Parid Teferiçi, Agron Gjekmarkaj dhe Alma Mile, ka marrë në shqyrtim prurjet letrare të këtij viti, mbështetur në të dhënat e Bibliotekës Kombëtare, duke përzgjedhur ata që meritojnë çmimin që mban emrin e nderuar të martirit shqiptar. Sipas kryetarit të jurisë, Mark Marku, ky çmim është një kontribut në orientimin e lexuesit, por dhe vetë sistemit të vlerave në letërsi e publicistikë. Këtë vit fituesit janë: Në publicistikë dhe eseistikë: Blendi Fevziu me librin “Ahmet Zogu. Presidenti që u bë mbret” dhe Mustafa Nano me “Pax Albanica”.

Çmimi për veprën më të mirë prozë iu dha shkrimtarit Virion Graçi për romanin “Stina e hijeve”, çmimi për vëllimin më të mirë poetik iu dha poetit Lisandri Kola për librin “Fluturat vdesin në maj”, ndërsa vepra më e mirë memuaristike iu dha Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, për Fjalorin Enciklopedik të viktimave të terrorit komunist. Të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, fituesit shprehën jo vetëm falënderimet për organizatorët dhe jurinë, por më së shumti ndanë me të pranishmit kënaqësinë e marrjes së një çmimi që mban emrin e madh të At Zef Pllumit.

Në dy edicionet e mëparshme çmimi u është dhënë emrave të shquar të letërsisë e publicistikës, si Ismail Kadare, Rudolf Marku, Zija Çela, Spartak Ngjela, Preç Zogaj, Bardhyl Londo etj., të cilët janë konsideruar si gjurmëlënës dhe ndikues në shijet e lexuesit dhe publikut shqiptar me veprat e botuara. Çmimi “At Zef Pllumi” është krijuar nga Bashkia e Shëngjinit, nën kujdestarinë e kryetarit të saj Salvador Kaçaj, dashamirës karshi kulturës e mbi të gjitha nderimit të emrit të At Zef Pllumit.

Prej organizatorëve ky çmim konsiderohet jo thjesht si një homazh për klerikun martir, publicistin e shkrimtarin, por edhe si pjesë e një politike kulturore që i shërben pasurimit të kalendarit kulturor në vend, përtej kufijve të kryeqytetit, duke krijuar më shumë hapësira dhe frymëmarrje për krijuesit, pse jo edhe një konkurrencë të shëndetshme, e cila nuk “menaxhohet” vetëm nga Ministria e Kulturës apo shteti.

Çmimet

Çmimi “At Zef Pllumi” në publicistikë dhe eseistikë: Blendi Fevziu me librin “Ahmet Zogu. Presidenti që u bë mbret”

Mustafa Nano me “Pax Albanica”

Çmimi “At Zef Pllumi” për prozën më të mirë: Virion Graçi për romanin “Stina e hijeve”

Çmimi “At Zef Pllumi” për vëllimin më të mirë poetik: Lisandri Kola për librin “Fluturat vdesin në maj”

Çmimi “At Zef Pllumi” për veprën më të mirë memuaristike: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, për Fjalorin Enciklopedik të Viktimave të Terrorit Komunist

 

PasPara

2 komente

  1. ‘’ Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun’’
    Me rastin e 70-vjetorit të clirim/pushtimit i dhuroj ‘’pashallarëve komunistokolaboracionistodemokratë të harremit titull-kolltuk-para-lavdimani’’, perlën migjeniane ‘’ Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun’’ me indulgjencë “Rrno vetëm për me tregue“:
    ‘’29 nandori gdhini ditë e zymtë dhe e ftohtë…Për hir të së vërtetës, duhet dishmue se popullsia katolike e qytetit nuk merrte pjesë n’atë manifestim, përveç ndonji personi të rrallë, që njihej si prokomunist, ndërsa nji pjesë e madhe e popullsisë myslimane, veshë në tesha festet, jepte dukjen e nji pritje të gëzueshme. Ushtrija partizane e veshun me gjithnduer uniformash të hueja, paraqitej si nji ushtri e parregullt, leckamane, me opinga dhe e untë. Çka bante ma shumë përshtypje ishin partizanet.
    Çfarë nanash mund ishin ato femna me pushkë në krah? (!!!!!!!!!)
    Ndër kazerma nuk kishin çka me ba, mbasi nuk kishin as rroba fjetje, as ushqime, prandej i shpërndanë nëpër familje: dikund 3, dikund 6-7. Populli i strehoi, i ushqeu dhe u mbush me parazitë. Por nuk ishin rob Zotit: këqyrshin me tinzi nëpër shpija nëse mund gjejshin ndonji gjerman ose “reaksionar” të mshehun. E para punë që banë qe vumja në funksionim e burgjeve, të cilat u mbushën plot e përmajë me njerëz të pafajshëm. Nuk kishin bukë me u dhanë, prandej duhej t’ua çojshin familjet, përndryshe vdisshin. Ushqimet që u dërgojshin familjet ishin ma shumë për partizanët e unshëm, se për ata të mjerët e torturuem.’’
    (http://www.fjalareview.com/2012/10/kisha-ne-kopsht-te-gethsemanit-at-zef-pllumi/)
    Për pasardhësit e ‘’pushtuesve’’ antifashistë që tregojnë pendesë të thellë, zbulojnë prova dhe propagandojnë krimet e nënave dhe baballarëve, motrave dhe vëllezërve , apo paraardhësve të tyre ‘’tradhëtarë‘’, nga kohët e ‘’qyqeve’’mbretëreshës Teuta apo princeshë Mamica Kastriotit, të luftës kundër ‘’miqve shekullorë‘’, jepen ‘’bekime e dhurata Zoti’’

    *Media që e censuron këtë koment do të shpallet fituese e cmimit ndërkombëtar
    ” Krenaria e Fjalës së Lirë Shqipe”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas