KMR, Kryesore

Çmenduri shqiptare! Babai nga Tirana pica-shpërndarës me motor edhe fëmijën e mitur e transporton në kosh si ‘porosi’

Shqipëria është një nga vendet më unikale në botë për marrëzi origjinale! Sot kemi rastin t’ju tregojmë vetëm marrëzinë e radhës.

Kjo foto që tashmë ka bërë xhiron në rrjetet sociale dhe portale, është shkrepur sot fare rastësisht në Tiranë.



Sipas autorit, fotoja është shkrepur sot paraditë pranë zonës së rreth-rrotullimit të “Shqiponjës” në Tiranë, ku një prind i papërgjegjshëm ka future fëmijën e tij në kasetën e një motoçiklete për shpërndarje picash.

Si të mos mjaftonte kjo, për t’u siguruar për transportin e saktë të “porosisë”, babai idiot ka ulur dhe kapakun e kasetës metalike, duke bërë që femijës së mitur t’i dilnin jashtë saj vetëm këmbët.

Pamja ka çuditur shumë kalimtarët që e kanë parë këtë gjë të shëmtuar por dhe të rrezikshme, ndërkohë që reagimet indinjuese dhe fyese ndaj prindit të papërgjegjshëm kanë shoqëruar foton e frikshme.

“Çfarë pice quhet po ta futësh kalamonin në koshin e motorrit?”,- ishte një nga komentet që shoqëronte këtë pamje në rrjet.

Por nuk kanë qenë të pakët edhe qytetarët që kanë kërkuar ndihmën e autoriteve për evidentimin dhe dënimin e këtij prindi të papërgjegjshëm, i cili konsideron fëmijën e mitur njësoj si një porosi ushqimore “Hallall”.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas