Kryesore, Mapo Format

Ç’ka qenë Galeria e Arteve deri tani?!

Ashtu si çdo institucion publik, edhe Galeria Kombëtare e Arteve ka dalë jashtë kohës; drejtues të rekomanduar nga kryeministri, pa strategji për artet pamore, pa investime, pa buxhet, me disa salla të varfra ekspozuese nuk tregon as galeri as muze – por një stanjacion dramatik- a duhet një drejtor ta zgjidhë këtë situatë? Si duket, Galerinë e Tiranës e shohin si artizanati, që duhet gjetur filli përpara…

Që kur ishte ministër Kulture e deri tani si kryetar qeverie, Edi Rama edhe pse piktor nuk ka patur ndonjëherë orientimin e duhur se çfarë imazhi mund të krijonte me institucionin publik të arteve pamore që patëm trashëguar nga diktatura. Jashtë kontekstit politik, referuar një vizioni, as për një treg të pavarur të tyre nuk ndikoi, se të kapërcejmë në kulturë bashkëkohore të tyre as bëhet fjalë. Individualitetet, ato që janë prej 25 vitesh, patën rënie të lirë atje ku destini i jetës ua përcaktoi e zhvilloi edhe mundësinë për të afirmuar vetveten.



Për t’u rikthyer te Galeria Kombëtare e Arteve me vendosjen e drejtorit të ri, artistit me përvojë më të theksuar kuratoriale, Shkëlzen Shkolollit, menaxhimi i një kulture së paku administrative do t’i kërkojë më tepër kohë, për të kuptuar pse ky institucion duhet të rrijë medoemos jashtë politikës.

Galeria e Arteve në asnjë rast deri sot nuk ka mundur të kryejë funksionin e një institucioni të rëndësishëm të arteve pamore në vend. Drejtuesit e saj të komanduar nga lart, veç të bindur ndaj pushtetit nuk kanë lënë gjurmë në çështje të transformimit mental apo psikozës si artet pamore duhet të arrijnë etapat e humbura me atë të kulturës europiane që është sot. Disa zgëqe, dy kate, koleksione të mbyllura, fonde që s’ju dihet fati si janë katandisur për mungesë kushtesh, një godinë e amortizuar e rrethuar nga kotësitë e mjedisit, si Reja ashtu dhe kalbësirat e pasme të institucionit, madje mirë që janë restauruar tualetet…Çfarë e vërteton këtë? Mjafton një ekspozitë e pikturës italiane e para pak kohëve, të të kujtojë sa mbrapa jemi me konceptet e ekspozimit apo kulturën e sigurisë, për të mos folur për format e afrimit të publikut, apo guidat profesionale… Megjithatë këto janë rrëmojëse dhëmbësh përballë një efekti pothuaj anzhuin që kanë shkaktuar gjithë drejtuesit e Galerisë. Nisur që nga mënyra se si janë komanduar drejtuesit e saj, në asnjë rast nuk është paraqitur ndonjë platformë paraprake për t’u debatuar: si do menaxhohet Galeria, sa fonde do duhen për një mandate, çfarë strategjie do ketë, si do të ndërtohen rrjetet e bashkëpunimit me jashtë, si do konceptojë konkurset, si do hapet për të rinjtë…shkurt si do përballet rezistenca pamore në kaosin e tregut?! Askush nuk ble piktura, dhe numërohen me gishta, dy tre galeri që mezi mbajnë gjallë frymën bashkëkohore por pa orientuar e zhvilluar më tej këtë kulturë. Si do të funksionojnë ekspozitat si Onufri? A do vazhdojë të jetë përfaqësimi në Bienalen e Venecias, si një institucion politik që rrjedh nga lart vendimi? A do të jetë Galeria një sallë ekspozuese me projekte shtetërore, apo muze?! Të gjitha janë pyetje që vijnë për ta aktualizuar sistemin e funksionimit sot të Galerisë, që prej 27 vitesh ende nuk po gjen se çfarë ushqimi do bluajë në “sarajet” e të komanduarve sipas qeverive. Deri tani janë provuar kandidatë të të gjitha spektrit partiak, por jo të të gjithë spektrit profesional, menaxherial –fakti e tregoi me z. Shabani, që la “karrierën” jashtë për të ndryshuar Galerinë, por nuk mundi as fasadën…apo siç është ankuar se paratë nuk mund të blinte as shtypin e përditshëm! Për Shkolollin tani është fakt: transformimi. Nga do t’ia nisë nëse e lejon kryeministri?! Si duket, Galerinë e Tiranës e shohin si artizanati, që duhet gjetur filli përpara…

V.Murati

 

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas