Aktualitet

Civici: Qytetarët të mos nxitohen me këmbimin e euros

Ekspertët rekomandojnë se, pavarësisht ndryshimit të vlerave në tregun valutor dhe rënies së euros kryesisht, qytetarët nuk duhet të nxitojnë të këmbejnë kursimet e tyre.“Rekomandohet që kursimet të mos preken, ose të paktën kur ke sasira të vogla disponibiliteti në rastin konkret të euros, të mos hysh në një lloj tregu spekulativ me mendjen që mund të fitosh duke këmbyer monedhat ose duke u ndjerë më i sigurt në monedhën tjetër”, – tha Ardian Civici, anëtar i Këshillit të Mbikëqyrjes së BSH dhe Drejtor i Shkollës Doktorale në UET. Ai tha se dyshimet, pikëpyetjet dhe gjithë komentet që bëhen lidhur me të ardhmen e euros, si reflektuesja kryesore e problematikës që po kalon eurozona, sidomos për çështjen e borxhit sovran, por edhe politikat, në qoftë se mund të themi monetare të Bankës Qendrore Europiane, e cila ka edhe objektivin e saj për të mbajtur nën kontroll inflacionin dhe garantuar stabilitetin e çmimeve. Në tregun shqiptar natyrisht që euro ka një reflektim të kësaj situate të përgjithshme”, – theksoi Civici më tej.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas