Dikur, KMR, Kryesore

Cili ishte pseudonimi i Eqerem bej Vlorës, rrëfimi i trashëgimtares se vetme…dhe një histori me bananen…

Në një intervistë për Panorama, trashëgimtarja e vetme e Eqerem bej Vlorës, nipit të Ismail Qemalit, e cila eshtë larguar nga jeta disa ditë më parë, ka treguar për jetën e saj pas largimit të të atit në Itali.

Çfarë trashëgoi në pasuri dhe në mënyrën e jetesës nga sëra e bejlerëve të mëdhenj, të cilëve u përkiste. Disa copëza përshkrimesh nga fëmijëria e të atit, vajza e dytë e Eqerem bej Vlorës Ajnishja, e vetmja pasardhëse që kishte mbetur prej tij deri pak ditë më parë, i kishte të lëxuara si të gjithë ne, prej librit “Kujtime” të shkruara nga i ati.



Ajo shprehet se përtej politikës e historisë, nuk ka kujtime të gjalla prej të atit, pasi ka qenë shumë e vogël kur u largua nga Shqipëria.

“Isha vetëm nëntëmuajshe ku u largova. Ime motër që ish gati 12 vite më e madhe se unë, e pati fatin për ta njohur e për të kaluar një ojesë të fëmijërisë me të dy prindërit, ndërsa unë jo.”

Mund të na sillni diçka prej atyre rrëfimeve?  

“Sikundër mund të dini nga historia, pas formimit të qeverisë së Ismail Qemalit, që ishte xhaxhai i tim ati, babai është zgjedhur deputet,ka qenë anëtar i qeverisë dhe ka vazhduar prej asaj kohe të jetë në poste të ndryshme drejtuese si ministër i Jashtëm,ministër i Tokave të Çliruara të kosovës etj.

A nuk kanë pasur Vlorajt lidhje fisnore me Vrionasit?

“Po ka pasur dhe në fakt im atë i binte ta kishte time më njëkohësisht kushërirë të tretë. Por martesa e tyre është bërë me mblesëri,kështu funkiononte atëherë. Im atë është shprehur dhe dias vite më vonë pas martesës, duke e konsideruar atë si një gabim.

Lukset e bejlerëve, përveç jush, të gjithë i kanë shijuar. Motra juaj vetëm për disa vitë por mamaja po, sepse edhe vetë vinte prej këtij rangu. Ç’ju kanë treguar?

“Po ju tregoj për humor diçka që më ka ndodhur pas viteve ’90, kur shkuam në Itali me tim shoq, si të gjithë shqiptarët e tjerë. Ishim edhe ne mes turmave të njerëzve, që prisnin lëmoshë prej nga t’i vinin.

E kam fjalën për ushqimet që na hidhnin italianët në kohën e eksodëve. Tim shoq i pati rënë një banane pranë dhe nuk dinte si ta hante. E kthente, e rrotullonte, duke u përpjekur ta kafshonte me gjithë lëkurë. As unë nuk kisha parë ndonjëherë, ama sa ma tregoi, më erdhën në kujtesë mes asaj lufte për mbijetesë, tregimet e sime motre për një frut tropikal që piqej në vendet e ngrohta. Më tregonte se si ky frut hahej,pasi i ishte hequr lëkura. Bëhet fjalëqë ajo i kishte provuar ne vitet ’30-të.”

Ç’u bë me ju pas largimit në Itali, në ’44-n të babait?

“Pasi vendosi të largohej, babai na çoi te halla në tiranë, te ish-Ambasada Kubaneze. Jetuam atje deri në ’50-n. Mamaja kërkoi të na merrte em vete, por ai kish frikë nga të papriturat e detit e motit të keq dhe nuk na mori. Pasi na hoqën dhe nga halla, shkuamnë Babrru, te një kushërirë e jona pas asaj në Durrës.”

Ndërkaq kishit lajme nga babai, ç’ishte bërë me të?  

“Babai kishte  shkuar në Itali , ku vazhdoi të qëndrojë 10 vite, duke punuar si gazetar në Raiuno.”

Me ç’pseudonim e kujtoni?

“Po, si të mos e kujtoj,andej i kishim të gjithë shpresat. Nënshkrimi i tij ishte Adalxhiza Rosi.”

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *