Politika

Cili do të jetë aksioni i radhës i opozitës? PD-LSI mbledhin grupet parlamentare

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim mbledhin grupet parlamentare për të vendosur mbi qëndrimin e tyre si opozitë.

Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, nis në 12:00, ndërsa pas kësaj mbledhjeje kreu i PD-së Lulzim Basha, do të ketë një takim me aleatët.



Ndërkohë që edhe në selinë e LSI-së po zhvillohet paralelisht mbledhja e grupit që do të drejtohet nga kreu i tij, Petrit Vasili.

Burime nga LSI, janë shprehur se në fokus të mbledhjes është situata politike.

Diskutimet po zhvillohen për situatën aktuale politike në vend dhe qëndrimet e mëtejshme të opozitës.

Mbledhja e grupit parlamentar të LSI-së zhvillohet dy ditë pas protestës kombëtare të opozitës për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.

Gjatë pasdites së djeshme, kreu i PD-së mblodhi aleatët në selinë blu, për të diskutuar rreth zhvillimeve politike dhe qëndrimet e mëtejshme të opozitës së bashkuar.

Mbledhjet vijnë pas protestës së të shtunës dhe përveç situatës aktuale do të vendoset se si do të vijohet aksioni opozitar dhe qëndrimet e opozitës.

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas