Op Ed

Cigaret elektronike mund të jenë një armë e fortë kundër duhanpirjes edhe në vendin tonë

Nga Roland Shuperka

Ekziston një konfuzion i konsiderueshëm në mesin e duhanpirësve për dëmet relative të pirjes së duhanit dhe alternativat më pak të dëmshme. Këto keqkuptime ndikojnë në motivet dhe zgjedhjet e tyre në lidhje me rrugët më të mira për ta lënë ose për t’u kthyer në produkte më pak të dëmshme.



E ofrojmë këtë informacion në shërbim të publikut të gjerë, profesionistëve të shëndetit, specialistëve të shëndetit publik, institutit të shëndetit publik, institucionit të parlamentit dhe Ministrisë se Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me qëllim ndërtimin e politikave në shërbim të shëndetit publik.

Po i referohemi për analogji raportit të deputetëve të parlamentit anglez ku theksohet: ligjet ndaj cigareve elektronike duhet të zbuten në mënyrë që këto produkte të përdoren dhe të pranohen më gjerësisht në shoqëri.

‘Vaping’, siç quhet përdorimi i cigareve elektronike, është shumë më pak i dëmshëm se sa cigaret normale, dhe cigaret elektronike duhet të bëhen të disponueshme përmes recetës së mjekut për të ndihmuar më shumë njerëzit që të lënë duhanin, thotë raporti.

Raporti, gjithashtu, i kërkon qeverisë angleze që të marrë në konsideratë përdorimin e cigareve elektronike në urbane dhe trena.

Nuk ka asnjë evidencë që të tregojë se cigaret elektronike i shpien të rinjtë drejtë duhanpirjes thotë Instituti i Shëndetit Publik në Angli.

Raporti për cigaret elektronike, i komisionit parlamentar për shkencën dhe teknologjinë, thotë që shpesh cigaret elektronike nënvlerësohen prej Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, nuk e konsideron si mjet për të ndihmuar njerëzit që të lënë duhanin.

Në raport bëhet thirrje për: Liri më të madhe për industrinë për të reklamuar cigaret elektronike; Zbutje të legjislacionit dhe taksave për cigaret elektronike për të reflektuar të mirat relative të tyre në shëndet; Një rishikim të përvitshëm të efekteve që kanë cigaret elektronike në shëndet si dhe produktet me ngrohje, që nuk digjen; licencimin e cigareve elektronike si pajisje mjekësore; të lejohet përdorimi i produktit snus – produkt duhani për përdorim oral, i cili është i paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE.

Sa popullor është bërë ‘vaping’/përdorimi i cigareve elektronike?

Rreth 2.9 milioë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar përdorin aktualisht cigaret elektronike.

Përllogaritet që 470 000 njerëz përdorin cigaret elektronike si ndihmëse për të lënë duhanin dhe dhjetëra-mijëra të tjerë po arrijnë të lënë duhanin si rezultat i përdorimit të cigareve elektronike.

Megjithëse raporti pranon se efekti afatgjatë në shëndet të ‘vaping’ ende nuk dihen, ai thotë se cigaret elektronike ishin lëndësisht më pak të dëmshme se sa cigaret normale sepse ato [cigaret elektronike] nuk përmbajnë katran dhe monoksid karboni.

‘Nëse përdoren siç duhet, cigaret elektronike mund të jenë një armë e fortë në arsenalin e SHKSH-së kundër duhanpirjes’.

Zoti Lamb tha se cigaret elektronike të licencuara nga ana mjekësore ‘do ta bënte më të lehtë për mjekët që të diskutonin dhe rekomandonin ato si një mjet kundër duhanpirjes për të ndihmuar ata njerëz që po lënë duhanin’.

Debati mbi cigaret elektronike

Ky raport është me i vonshmi në debatin e hershëm rreth cigareve elektronike dhe se si ato po përdoren në shoqëri.

Një anketim në Skoci gjeti se të rinjtë që përdorin cigare elektronike kanë më shumë gjasa që të tymosin duhan më vonë.

Dhe në Uells, shqetësimi është rritur në lidhje me të rinjtë që përdorin cigaret elektronike. Por gjetkë, një studim gjashtëmujor në një burg në Isle of Man gjeti se, kur i lejoje të burgosurit të përdornin cigare elektronike ata ishin më të qetë dhe se kjo gjë i ndihmonte për të lënë duhanin.

Më shumë punë kërkimore nevojitet për të kuptuar më mirë efektin afatgjatë në shëndet të cigareve elektronike, pasi studimet e para në qelizat e mushkërisë në laborator sugjerojnë se avulli i cigareve elektronike nuk është komplet i sigurt.

Por ekziston një dakordësi e përgjithshme mes eksperteve të shëndetit publik, doktorëve dhe shkencëtarëve që cigaret elektronike janë në shkallë te konsiderueshme më pak të dëmshme se cigaret normale.

Ku duhet të lejohet që ju të përdorni cigaret elektronike?

Cigaret elektronike nuk rregullohen prej ligjit të duhanit (Angli), i cili ndalon përdorimin e cigareve në të gjitha mjediset e mbyllura dhe vendet e punës.

Në fakt, për të nxitur duhanpirësit që të kalojnë te cigaret elektronike, Instituti i Shëndetit Publik në Angli rekomandon që cigaret elektronike të mos trajtohen njësoj si cigaret normale kur vjen fjala për përcaktimin e politikave të duhanpirjes në vendin e punës.

‘Vaping’/përdorimi i cigares elektronike’, tha autoriteti ‘duhet të bëhet një rrugë zgjedhje/opsion më i sigurt dhe më i leverdishëm’.

Por disa punëdhënës e kanë ndaluar përdorimin e cigareve elektronike. P.sh., Transport for London e ndalon përdorimin e cigares elektronike në urbane dhe në metro, përfshirë dhe vendqëndrimet/stacionet.

Cili është reagimi ndaj raportit të Komisionit Parlamentar?

Instituti Shëndetit Publik në Angli/PHE vlerëson se cigaret elektronike janë 95% më pak të dëmshme se cigaret normale.

Duncan Selbie, Drejtor Ekzekutiv i PHE, tha se ‘cigaret elektronike nuk janë pa dëm por gjithsesi ato janë shumë më shumë të sigurta krahasuar me demin e cigareve normale’.

‘Ne duam të shohim një brez/gjenerate pa duhan brenda 10-vjeçarit të ardhshëm dhe kjo gjë duket shumë pranë’.

Fondacioni “Action on Smoking and Health”, e mirëpriti raportin por tha se kishte disa shqetësime në lidhje me ndryshimet ligjore për reklamën, që do të thotë se kompanitë e duhanit të lejohen që të tregtojnë cigaret elektronike në paketat e cigareve.

George Butterworth, nga Cancer Research UK, tha se çdo ndryshim ligjor në lidhje me cigaret elektronike ‘duhet të ketë si qëllim që të ndihmojë duhanpirësit që të lënë duhanin, ndërkohë që parandalon të rinjtë që të nisin përdorimin e cigareve elektronike’.

Prof. Linda Baum, profesore e politikave shëndetësore në Universitetin Sterling, tha se, ‘ky raport është i mirëpritur dhe mbështetet mbi fakte pavarësisht gjithë historive që dëgjojmë për cigaret elektronike. Rekomandimet e tij mund të mos i vijnë për shtat të gjithëve dhe shumë syresh mund të jenë të vështirë dhe komplekse për t’u zbatuar. Por qeveria, ligjbërësit dhe ofruesit e shërbimeve duhet të mbajnë shënim.’- një debat në lidhje me ‘vaping’/përdorimit të cigareve elektronike në mjediset publike të tilla si, transporti publik dhe në zyra.

Qëllimi i këtij shkrimi, referuar artikullit të BBC të datës 17 Gusht 2018 është: “Le të shërbejë

Si një debat i hapur në lidhje me politikat tona shëndetësore dhe hapësirat që duhet të zënë ‘vaping’/përdorimi i cigareve elektronike. https://www.bbc.com/news/health-45212444

 

 

 

 

PasPara

1 koment

  1. cigare elektrike, nuk ka elekronike brenda, thjesht nje rezistence dhe lëng aromatik me përbërje te dyshimte bile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas