ShowBiz

Çifti i vetëm i ‘BB’ që u martuan dhe u bënë prindër drejt divorcit? Neda: Do ta lë, nuk duroj dot më…

Ata u njohën dhe u dashuruan në “Big Brother 4”, dashuri kjo që i çoi drejt martesës e sot janë prindër të një djali.

Fjala është për Nedën dhe Ogrenin të cilët kanë plot 7 vite së bashku duke treguar se, dashuria edhe nën kushtet e një spektakli televiziv, ekziston dhe mund të ruhet.



Në një intervistë për “Thumb” Neda ka treguar me humor një nga momentet që Ogreni vërtetë e nervozon sa shpesh thotë që “do të ndahet” prej tij…

“Sa herë luan Interi dhe sa herë humb Interi unë nuk e kam burrin tim për nja 2-3 ditë. Është njeriu më antisocial në botë… mos i fol. Dhe në atë moment them, tani do ta lë, e ndava mendjen nuk duroj dot më”.

Është një “problem” që e kuptojnë të gjitha femrat të cilat kanë në krah një partner i cili është tifoz i flaktë i futbollit dhe kalojnë “kriza” të shkurtra kur skuadra e zemrën humbet.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas