Arkiva 2

CIA publikon dosjet mbi vrasjen e Bin Laden




               Publikuar në : 13:30 - 02/11/17 |
mapo.al

CIA ka publikuar mijëra dokumente, video, audio dhe foto të konfiskuara në maj të 2011 gjatë operacionit të Forcave Speciale Amerikane ku u vra Osama Bin Laden, në Abbottabad të Pakistanit.


Publikimi me një madhësi prej 500 GB, përfshin edhe letrat e “sheikut të terrorit”, komunikimet familjare, foto edhe të liderit të organizatës dhe video të konsideruara “të rëndësishme” nga CIA, “për të kuptuar planet dhe metodat e punës së organizatës terroriste”.

Pjesa më e madhe e materialeve janë në gjuhën origjinale arabe. Përveç dosjeve, janë dhe ato çfarë janë gjetur në kompjuterin e Bin Laden, një “gazetë” e liderit të vdekur të Al Kaedës, 288 faqe të shkruara me dorë.

CIA thekson se disa foto të dokumentacionit u shkrepën “gjatë bastisjes pas operacionit, pasi mendohej se kishte gjëra të nevojshme për të zbuluar plane aktuale për atentat, apo identitetin e elementëve operativë të organizatës”.

Në atë kohë ky informacion konsiderohej “i një rëndësie të menjëhershme”.



loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas