Sport

Chelsea pezullon projektin 1 mld € për stadiumin e ri, shkak Roman Abramovich

Klubi i Chelsea-s ka njoftuar se ka pezulluar përkohësisht planin për stadiumin e ri, i cili do ndërtohej te aktuali “Stamford Bridge”.

Arsyeja për këtë vendim të beftë është “klima e papërshtashme e investimit” njoftojnë londinezët.



Mediat britanike shkruajnë se arsye e vërtetët nuk është kjo, por lidhet me manjatin rus Roman Abramovich, i cili ka pasur probleme me rinovimin e vizës për të punuar dhe jetuar në Angli.

Në fillim të javës presidenti i Chelsea-s mori nënshtetësinë izraelite.

Në fillim planet ishin bërë që stadiumi 140-vjeçar të prishej dhe të rindërtohej.

Kostë do të ishte rreth 580 milionë euro dhe pritej që stadiumi të ishte gati për sezonin 2021/22.

Por për shkak se mund të gjejë një vend tjetër për të ndërtuar, kosto e super-projektin shkon rreth 1 miliard euro.

Abramovich nuk kërkon të investojë aq para diku që nuk e lejojnë të jetojë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas