Bota, Kryesore

“Charlie Hebdo” indinjon italianët, ironi makabre me katastrofën e urës Morandi

Ironi makabre e revistës satirike franceze “Charlie Hebdo”, e cila ka pasur në fokus katastrofën e ndodhur nga shembja e urës Morandi në Genova.

Është një kopertinë sarkastike ajo e publikuar së fundmi nga e përjavshmja, numër 1361, që e lidh tragjedinë e Genovas me krizën e emigrantëve.



Imazhi është një karikaturë në sfond të verdhë që tregon urën e shembur lart në të majtë, ndërsa në tokë, mes rrënojave është një makinë e sapo rënë, ndërsa një emigrant me ngjyrë pastron rrugën: “Ndërtuar nga italianët”, është komenti i Charlie Hebdo- “pastruar nga emigrantët”.

Në ditët pas shembjes së urës, qarkullonte në rrjetet sociale një kopje e rreme e revistës javore kushtuar tragjedisë së Genovës. Karikatura e rreme ishte marrë me disa modifikime, nga një vizatim i karikaturistit italian Ghisberto: tregonte një pjesë të urës të pjerrët mes një këmbe të rrugës, me makina që binin në tokë dhe tre çanta të mëdha parash në pjesën e sipërme të kundërpeshës: flamuri italian valëvitej në majë të shtyllës.

Karikatura e Charlie Hebdo ka nxitur polemika të ndryshme. Eksponenti i “Fratelli d’Italia”, Marco Marsilio i ka kërkuar ministrit të Jashtëm Moavero të thërrasë ambasadorin francez në Romë.

Charlie Hebdo ka ngjallur shpesh debate dhe indinjime me karikaturat e saj dhe për këtë arsye më 7 janar të vitit 2015 revista u bë shënjestër e një sulmi terrorist nga dy vëllezërit Saïd dhe Chérif Kouachi, që vranë 12 persona dhe plagosën 11 të tjerë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas