Shëndeti

Çfarë tregojnë nishanet ngjyrë kafe?

Nishanet ngjyrë kafe janë një grup i melanociteve apo qelizave të lëkurës, në të cilat pigmenti është më shumë i përqendruar. Shumica e këtyre nishaneve shfaqen deri në moshën 25 vjeç dhe përafërsisht një trup i një njeriu ka 10 deri në 40 kësi lloj pikash.

Ekzistojnë tri lloje kryesore të tyre: të lindura, të fituara dhe displastike. Pikat ngjyrë kafe të cilat janë të formuara që nga lindja shfaqen tek 1% e njerëzve. Pikat e fituara kryesisht paraqiten nga rrezatimi i tepërt në diell gjatë adoleshencës apo shtatzanisë.



Ndërsa ato displastike mund të jenë edhe të lindura dhe të fituara, me një formë më të madhe dhe me një ngjyrë më të errët. Pikat ngjurë kafe të fituara dhe displatike (ato që shihen më shumë) mund të jenë rrezik për kancerin në lëkurë, kështu që duhet pasur kujdes nga rrezatimi./klankosova/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas