ShowBiz

Çfarë profesioni kishte Eli Fara përpara se të bëhej këngëtare?

Ajo është sot ndër këngëtaret më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Eli Farën. Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan dhe përmes emisionit një fanse e këngëtares e pyeti me kuriozitet se cili do të ishte profesioni saj, nëse nuk do të ishte bërë këngëtare.

Ndërkohë Eli rrëfeu me nostalgji periudhën kur punonte si mësuese në një fshat të Korçës, teksa tha se ndoshta profesioni i saj mund të ishte edhe mësuesia.



 

Fansja: Çfarë do të ishit bërë nëse nuk do të ishit këngëtare?

“Unë mund të isha bërë shumë gjëra. Pasi kam mbaruar shkollën unë kam punuar si mësuese e ciklit të ulët. Mbarova liceun artistik “Tefta Tashko Koço” dhe kisha të drejtë të ushtroja profesionin e mësuesisë. Më çuan në një fshat shumë larg, ku bëja rreth 30 minuta rrugë me autobus dhe 1 orë e 30 minuta në këmbë çdo ditë. Më pëlqente ai profesion dhe i kujtoj me dashuri ato momente. Kisha 36 nxënës vitin e parë që kam filluar punë me klasën e tretë. Ndërkohë që punoja, bëja edhe shkollën e lartë me korrespondencë. Ka shumë ish-nxënës që më shkruajnë tani, janë rritur, janë martuar. Unë isha e aktivizuar në atë kohë edhe me aktivitetet në qytetin e Korçës dhe pas viteve ’90 u shkëputa nga mësuesia. Kur kam kënduar këngën “Me 25 gërsheta” kam qenë edhe mësuese, fitova çmimin e parë me atë këngë. Ishte një atmosferë e papërshkrueshme”, tregoi këngëtarja.

Gjatë emisionit, këngëtarja po ashtu prezantoi këngën e saj më të re të titulluar “Dua më” dhe tregoi prapaskenat e realizimit të klipit.

“Duam” me muzikë të Adrian Hilës dhe tekst të Rovena Dilos është një këngë verore, e ëmbël, është realizuar pastër. Fabula e këngës është dashuria dhe neglizhenca mes çifteve siç ndodh në përditshmëri. Berati na ka dhënë një bukuri të madhe në klip me rrugicat kaq të bukura. Mikpritja ishte e paimagjinueshme. Kanë dalë të gjithë nëpër dyer janë kënaqur me muzikën. Na kanë ndihmuar, na kanë nxjerrë gliko, ujë e kafe”, tha këngëtarja./tvklan

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas