Aktualitet, Kryesore

Çfarë po ndodh tani në Tiranë te ‘Nënë Tereza’? Helikopterë, Humer-a, dhe mjete luftarake mbushin sheshin…

Helikopterë dhe mjete të shumta luftarake kanë zbarkuar në këto momente në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Sheshi është rrethuar nga forca të shumta ushtarake dhe policore, ndërkohë që disa helikopterë ushtarakë janë parë të zbresin aty, si dhe dhjetëra mjete të blinduara ushtarake.



Sheshi të ngjan me një fushë-beteje, por ende nuk janë ndjerë krisma armësh.

“Mapo.al” ka mundur të sigurojë prej lexuesve të saj foto dhe video që tregojnë këto momente, kur sheshi në qendër të kryesutetit është pushtuar nga forca të armatosura shqiptare dhe të huaja.

Qytetarët që në ato momente ishin duke shkuar drejt kondrave të Liqenit Artificial, ose po shëtisnin me biçikleta në korsitë e dedikuara, janë trembur disi nga kjo “shfaqje” e paparalajmëruar.

Deri tani, “Mapo.al” ka mësuar se aty po poërgatitet për neser një aktivitet i përbashkët mes Forcave të Armatosura Shqiptare dhe atyre Britanike, por ende nuk dihet qëllimi i saktë…./Mapo.al/Foto+Video: Albanian-Transport.com/

<
>
42314524_2134357363281667_5597674938946289664_o 42319729_2134343356616401_3830027276502695936_o 42333018_2134357936614943_7833533058094465024_o 42342619_2134357266615010_1937196689068654592_o 42383530_2134357633281640_7252574766362525696_o 42388195_2134357573281646_2654398692118757376_o 42393335_2134343469949723_5239229677230358528_o 42406706_2134452663272137_4700253372261859328_o 42416640_2134452473272156_3430099549899718656_o 42421078_2134357173281686_1708838844217950208_o 42514409_2134357716614965_2431866510843576320_o
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas