ShowBiz

Çfarë po ndodh me ‘vajzat’ e Ermalit? Edhe Kejvina mund të marrë rrugët…

Kejvina Kthella u bë një emër i njohur  për publikun shqiptar që pas daljes së saj në emisionin ‘Xing me Ermalin’, ku  ka rolin e velinës.

E ftuar në emisionin ‘Kush vjen për drekë?’ ajo ka folur për këtë eksperincë të re në television.



Sipas saj pjesëmarrja në këtë emision ka qenë thjesht një rastësi ndërsa për Rashel Kolanecin ajo tha se nuk e njeh personalisht por mendon se është një vajzë e bukur.

Ka qenë koiçidencë fakti që unë jam në “Xing” dhe jam shumë e lumtur. Rashelin nuk e njoh personalisht. Unë e kam parë në Instagram dhe nuk e kam ndjekur kur ka qenë në “Xing”. Kam parë më shumë intervistat. Ajo është shumë bukuroshe, ç’të them më shumë. Por, ne jemi shumë ndryshe nga njëra-tjetra, fizikisht e kam fjalën, ajo është brune, unë jam bionde”, tha Kthella.

Ndërsa për qëndrimin  e saj pranë Ermalit ajo u shpreh se ende nuk e di se për sa gjatë do të mund të qëndroj në këtë pozicion pasi sipas saj velina e parë ishte brune, e dyta bionde ndërsa e treta ku i dihet mund ta jetë zezake.

Mua do më pëlqente shumë, por nuk e di sesa do rri, pasi kjo varet edhe nga ndryshimet që mund të ndodhin në program,”u shpreh velina.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas