Kryesore, Sport

Çfarë goditjeje Laçi, merr ekspertin e Skënderbeut!

Oreksi vjen duke ngrënë dhe Laçi pas ka eliminuar bujshëm Anorthosisin qipriot, tashmë ëndërron të befasojë edhe norvegjezët e Moldes.

Një skuadër mjaft cilësore sdhe mbi të gjithë në kulmin e sezonit Molde, ndaj me të drejtë niset favorite e madhe, por ashtu dukej edhe Anorthosis.



Tashmë Laçi ka fituar besim të madh në forcën e vet dhe duket se edhe kroatët Eller e Kendesh janë goditje të zgjuara, pa harruar natyrisht Erjon Hoxhallarin, e huazuar nga Tirana.

Gjithsesi, në mbrojtje Laçi ka mungesë eksperience dhe disa lojtarë kanë luajtur jashtë roleve të tyre, ndaj presidenti Pashk Laska ka kryer një goditje urgjente para turit të dytë, zbulon “Sport Ekspres”.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Skënderbeut Marko Radas, i cili ka një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe luan mjaft mirë në qendër apo në të djathtë të mbrojtjes, nëse është nevoja.

34-vjeçari është te Skënderbeu prej vitit 2011, ka dalë 6 herë kampionat dhe është një pikë referimi, brenda e jashtë fushe, duke u konsideruar një lider, aq sa tashmë Skënderbeu i ka besuar shiritin e kapitenit, si shpërblim për besnikërinë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas