Kryesore, Politika

Çfarë fshihet pas vizitës së Xhaçkës në Izrael? Publicisti: Shqipëria, peng i shërbimeve sekrete

Publicisti i njohur shqiptar në Maqedoni, Kim Mehmeti, është shprehur i shqetësuar pas vizitës së Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në Izrael, disa ditë më parë.

Sipas tij pritet që agjentë të huajë të vijnë në Shqipëri dhe të vëzhgojnë aktivitetin e shqiptarëve, dhe megjithatë askush nuk flet për këtë vizitë.



Komenti i plotë i Kim Mehmetit:

Mediat thonë se efekti direkt i vizitës zyrtare të ministres shqiptare të Mbrojtjes në Izrael është hapja e Zyrës Izraelite të Antiterrorizmit në Tiranë, të cilën do ta drejtojë i famshmi ‘Mossad’?!

Pra, tani e tutje, jo fshehurazi, po hapur, pritet që shërbimi sekret i Izraelit ‘Mossad’ të vëzhgojë edhe aktivitetin e neve shqiptarëve, apo ta mbrojë Izraelin edhe duke i mbikëqyrur dhe luftuar edhe ‘terroristët’ shqiptarë!

Dhe për çudi, debatuesit e devotshëm në Tiranë e Prishtinë fare nuk u morën me këtë problem, mbase pse e tëra u duket vetëm si edhe një ‘vlerë’ Perëndimore me të cilat pasurohet shqiptaria!

Apo ndoshta janë pajtuar me mundësinë që në betejat globale ndërfetare, Shqipëria të drejtohet nga shërbimet e huaja sekrete!?”/FAXWEB.AL/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas